‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me Selin debatojnë ashpër për Kristin
Julia Roberts raportohet se është shokuar së fundmi kur ka zbuluar se në fakt nuk vjen nga familja ‘Roberts’ teksa kërkimet për origjinën e saj zbuluan një sekret të errët.
Aktorja e njohur 55 vjeçare kërkonte të zbulonte më shumë për familjen e saj me anë të arkivave të ADN-së me ndihmën e ekspertit Dr Henry Louis Gates Jr.
Por Julia u habit kur i thanë se mbiemri i saj ishte krejt ndryshe pasi stërgjyshja Rhoda Suttle Roberts kishte pasur një lidhje jashtëmartesore pas vdekjes së bashkëshortit Willis Roberts.
Dr Henry i tha aktores: “Duke gërmuar në arkivat e Georgia ne zbuluan se dikur në vitet 1850, Rhoda u martua me një burë të quajtur Willis Roberts. Julia mban në fakt mbiemrin e Willis, i cili vdiq në 1864, gati një dekadë para se Rhoda të lindte gjyshin e Julias, John. Willis nga ana tjetër nuk është i listuar në censusin e vitit 1880 kurse John Pendleton Roberts po.
Kështu që Dr Henry rrjedhimisht i tha Julia: “Willis Roberts nuk mund të ishte gjyshi yt pasi kishte kohë që kishte vdekur”.
Aktorja e shokuar ishte përgjigjur: “Pra nuk jam një Roberts?’
Historiani i shpjegoi më tej se ishin përpjekur të gjenin origjinën e saj në arkivat e Georgia-s: Ne gjetëm një lidhje mes Julia e kushëririt të saj me një burë të quajtur… Henry MacDonald Mitchell Jr.
Kur dëgjoi emrin, Julia pyeti: “Pa jemi nga Mitchells?’, dhe profesori konfirmoi se emri i saj duhet të ishte ‘Julia Mitchell’.
Pas zbulimeve aktorja raportohet se kishte thënë: “Është pak e pabesueshme por ju e dini se kur të jem e qetë do të pranoj ate që të jetë nga familja ime. Megjithashtë preferoj emrin Roberts. Kjo ishte një kthesë shumë e papritur”.
Top Channel