Parashikimi i motit/ Vranësira dhe shi, dëborë në zonat malore
10/01/2023 08:01
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorolorgjike këtë të martë.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.
Temperaturat minimale regjistrohen në Peshkopi me 0 gradë C, kurse ato maksimale, 14 gradë C në qytetin bregdetar të Sarandës.
Në qytetet si Bajram Curri, Kukës, Peshkopi, Pukë dhe Ersekë kanë nisur reshjet e dëborës.
Top Channel