Një 59-vjeçar ëshë vetëplagosur me armë zjarri ditën e sotme në Delvinë.

Dyshohet se ai  është vetë-plagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë, por nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetë-plagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA