Muzikanti britanik Billy Idol nderohet me yllin e tij në bulevardin “Walk of Fame” në Los Angeles (fotot)

07/01/2023 20:51

Këngëtari legjendar Billy Idol ka marrë dje yllin e nderit në “bulevardin e famës” në Hollywood Walk of Fame.

Kantautori nisi karrierën e tij në fund të viteve  ’70-të – fillimisht në skenën e muzikës ‘rock’ në Londër dhe më pas në New York City.

67-vjecari njihet për hitet e tij “Dancing With Myself, “White Wedding,” e “Rebel Yell,” të publikuara në vitet ‘80s.

Në një fjalë të shkurtër ai tha: “Ne bënim muzikën tonë në vitet 70-të, dhe prej atëherë mendonin se nëse nuk ka të ardhme, prandaj le të bëjmë atë që na pëlqen”.

“Gjithmonë kisha menduar për jetën time me muzikën apo me artet, por asnjëherë nuk e di ku do të përfundosh, ka shumë njerëz që thonë ‘mos e provo’, por ka të tjerë që të mbështesin, ky është një nder i madh, është pak e çuditshme, falemnderit”.

I lindur me emrin William Michael Albert Broad, Idol u rrit më shumë në Angli por më pas u vendos me prindërit në New York, ku nisi dhe karrierën e tij muzikore.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel