Ministrja e Shtetit njëherësh Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka gjatë konferencës për shtyp për analizën vjetore të punës për vitin 2022 si dhe objektivat për vitin 2023 theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian do të jetë prioriteti parësor.

Ajo theksoi se Samiti në Tiranë riafrimoi se BE-ja mbetet partneri parësor dhe donatori parësor Shqipërisë.

Sipas Dhukës, duhet të vijohet me të njëjtën energji për të realizuar futjen në Bashkimin Evropian.

“Samiti në Tiranë riafrimoi se BE mbetet partneri ynë parësor dhe donatori parësor. Takimet janë zhvilluar në mënyrë intensive gjatë 3 muajve. Duhet të vijojmë me të njëjtën energji, në vitin 2023 lidhur me priorietet mund të them se integrimi do të jetë prioriteti ynë parësor. Samiti i Berlinit në Tiranë, stilumon dhe lehtëson konvergjencën ekonomike të Shqipërisë dhe Ballkanit me tregun evropian, kjo përshpejton afrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit në BE. Fokusi do të jetë përmbyllja e takimit të shqyrtimit analitik, kemi kryer 31 të tilla, duhet të kryejmë edhe 41 gjatë vitit 2023, deri në nëntor të vitit 2023. Në fillim vitin 2024 presim raportin e Komisionit Evriopian për procesin e shqyrtimit analitik, veçanërisht raportin e grupimit të parë. Në procesin intensiv të shqyrtimit analitik, fokusi i punës do të jetë krijimi i një mjedisi mundësues për konvergjencën e ekonomisë shqiptare me tregun evropian. Metodologjia është integrimi i përshpejtuar që i lejon vendit të bëhet pjesë e ekonomisë së BE“, tha Dhuka.

FOTO GALERI
6/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA