Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, i ngjiti shkallët e SPAK, jo vetëm për të uruar Altin Dumanin për detyrën  e sapo marrë si kryeprokuror, por edhe për të përsëritur me çdo formë se amerikanët vazhdojnë të kenë besim dhe të presin rezultate nga prokuroria antikorrupsion.

Pasi përshëndeti në korridore prokurorët e posaçëm, për gati një orë ambasadorja Kim qëndroi në takim me Altin Dumanin, që ka premtuar shumë gjatë garës në KLP duke treguar vizionin se korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen me kurajo .

Kur Dumani ka pak kohë në drejtim mbasi e mori stafetën në prag të ndërrimit të viteve,  ambasadorja shfrytëzoi klimën e festave për të uruar 2023 me prezencën e saj në SPAK që pa pasur nevojën e përkthimit, do të thotë një vit i mbarë për prokurorët e posaçëm.

Por kur prokurorët antikorrupsion i presin disa dosje të mëdha të cilave ende nuk u kanë dhënë drejtim, të besuarin e amerikanëve e pret një raund sfidash. E para që është çështje ditësh, lidhet me  gjetjen e zëvendës drejtuesit të SPAK, ndërkohë në qarkullim janë disa emra prokurorësh të posaçëm prej të cilëve vetëm njëri do të bashkë drejtojë me Dumanin.

E dyta, do ti duhet të provojë se shtëpia e ligjit siç e quajti ai SPAK-un gjatë zgjedhjeve , nuk do të ketë të preferuar dhe të pa preferuar, por se siç deklaroi Dumani emrat nuk do të kenë rëndësi në një hetim. Dhe e treta, pritet për tu parë nëse SPAK në vitin e parë të mandatit të Altin Dumanit do ti plotësojë apo jo pritshmëritë, për të hetuar të pandëshkueshmit.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA