Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra”,  u la sot në burg,  si i dyshuari kryesor për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu dhe plagosjen e një të riu tjetër, në një lokal nate në Prizren ku ai është pronar,  një ditë më parë.

Gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, Hoxha ka kërkuar që vëllai i tij nga nëna të përjashtohet nga akuzat. Ai tha se vëllai i tij Armallahu kishte  ardhur pasi kishte marrë informacione të gabuara se viktimë kishte qenë vetë ai.

Shkak për ngjarjen e rëndë raportohet se është bërë një faturë prej 400 euro.

Në dosjen e  prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxha ka shtënë në drejtim të makinës së viktimës e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”, pas sherrit brenda në lokal.

Përveç Dibran Hoxhaj, në këtë rast dyshohet të jenë të përshirë edhe Kujtim Gashi, Jesmir Badali, Burim Mazreku, Enver Amrullahi, Arben Vezaj për vepra të tjera si rrahja, manipulimi me prova e armëmbajtje pa leje.

Sipas dosjes, Dibran Hoxha akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë si dhe mbajtje të pa-autorizuar të armës.

Në dosje thuhet se Dibran Hoxha dyshohet se në natën kur ndodhi ngjarja  kishte asgjësuar provat, duke fshehur pajisjen e ruajtjes së pamjeve nga lokali i tij, “Kobra City”.

Top Channel