I pastrehu detyrohet të prishë ‘kështjellën e përrallave’ pas urdhrit të bashkiakëve ‘rigorozë’ (fotot)

04/01/2023 16:19

Një burrë i pastrehë, Davidi, që më parë ka qenë animator e dizenjator artistik, është urdhëruar nga zyrtarët bashkiakë në Francë për çmontojë “Kështjellën e Xhuxhmaxhuxhëve” që ka ndërtuar, pasi sipas tyre ka rrezik të marrë zjarr.

53-vjeçari i pastrehë ka mbetur i zemëruar me zyrtarët e bashkisë duke i quajtur ata “pa sens gëzimi e humori” për urdhrin e shkatërrimit të krijimit të tij.

David kishte ndërtuar shtëpinë e tij të improvizuar në qytezën e Tournefeuille nga hedhurina e mjete të ricikluara, madje e kishte pagëzuar me emrin “Shtëpia e xhuxhmaxhuxhit”.

David pranon se shtëpia e tij nuk ka leje dhe mund të quhet “ilegale”, por është i shqetësuar nga mënyra e sjelljes së bashkisë.

Duke folur për origjinën e shtëpisë, e cila mund të quhet punishte artistike dhe një atraksion turistik, banori vendas Souhail Amirouch tha se “kështjella e përrallave” ishte “diçka shumë kurioze” e cila “frymëzonte imagjinatën” e të rinjve.

Ndërsa David thotë për shtëpinë e tij: “Dola një ditë nga tenda ku flija dhe një grua më pa e tronditur si isha katandisur, prandaj vendosa që ta bëj strehën time të përkohshme, më tërheqëse”.

“Sigurisht që nuk kam leje të qëndroj këtu, por mënyra sesi po më detyrojnë të largohem nuk është as ajo e ligjshme, prandaj për momentin nuk ka vlerë”.

Por prej atëherë zyrtarët e bashkisë justifikohen se sfungjerët e shkumës të përdorura nga Davis përbëjnë një rrezik zjarri dhe shtojnë se krijimi mund të nxisë të tjerë të ndërmarrin projekte të tilla të improvizuara në zonën pyjore të qytezës.

Por anëtarët e publikut kanë kundërshtuar prishjen e Shtëpisë së Xhuxhmaxhuxhit që konsiderohet tashmë si një instalacion artistik.

Banorja Lauren Mahout, vajza e të cilës viziton shpesh Shtëpinë e Xhuxhmaxhuxhit, tha: “Nuk e kuptoj përse e bëjnë kur kjo nuk i prish punë njeriu, madje duket shumë e bukur.

Por megjithë vlerësimet këshilli bashkiak i Tournefeuille, është i vendosur në kërkesën e tij për ta larguar, shkruan rrjeti britanik The Sun.

FOTO GALERI
2/4
Davidi, që më parë ka qenë animator e dizenjator artistik, është urdhëruar nga zyrtarët bashkiakë në Francë për çmontojë “Kështjellën e Xhuxhmaxhuxhëve” që ka ndërtuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA