Kërcimi i fundit i Megit dhe Jurgenit ishte një pasodoble e fuqishme.

Komente pozitive mori nga juria, mes brohorimave dhe thirrjeve nga publiku dhe fansat që e mbshtesin prej javësh.

Kledi Kadiu: Ke pasur rritje shumë evidente nga nata e parë deri më sot, me çdo gjë që është bërë apo stërbërë, ti kishe shumë kaakter, nuk dua të filloj nga vërejtet e mia, ndoshta është një supozim, ngaqë ishte kërcimi i fundit kishte pak tension, xidomos me qafën, kishte shumë pasodoble. Është një përgjegjësi shumë e madhe. 

Dalina: Ky është kërcimi i fundit, ndër më të mirët, mua më pëlqeu shumë, ishte si një nerv…që ky ishte i fundit.

Armandi: Kam ndërruar dy tre herë notën këtu se kam qenë në dilema. Ky ishte fisheku juaj i fundit dhe duhet të na vriste të gjithë anëtarët e jurisë.

Valbona: Ke qenë si ajo qershia mbi tortë, nuk pashë ato defektet e vogla se kaq shumë më tërhoqi fuqia e interpetimit, m’u duk gati një nga perfiormancat më të bukura.  Kjo ishte e denjë për finale.

Megi nuk arriti të merrte pikët maksimale ng juria, ndërsa shprehu shumë emocione për këtë eksperiencë të veçantë në DWTS.

Top Channel