‘Shkencëtarja’ joshëse që del në terren duke studiuar krokodilët me bikini, kërkon të krahasohet me ‘Lara Croft’ (fotot)

30/12/2022 16:34

Rosie Moore, e cila njihet tashmë në rrjet si një nga ‘gjeologet më tërheqëse në botë’ ka një CV imrpesiouese duke nisur nga puna me peshkaqenët e krokodilët, deri te speciet më të vogla.

Por tani ajo ka nisur të shfaqet në bikini për të modeluar dhe mbledhur sa më shumë fansa online, teksa kërkon të krahasohet me personazhin e filmave të aksionit ‘Lara Croft’.

Shkencëtarja shpenzon kohën e saj si me ‘modelling’ ashtu dhe me kërkime mbi gjarpërinjtë e thithëlopat helmuese, ndërsa ka grumbulluar një ushtri me fansa në rrjet me postimet e vetes ne bikini dhe të kafshëve të egra e të rrezikshme.

Ajo thotë për rrjetin britanik Daily Star: “Gjithmonë kam qenë e fiksuar me Lara Croft kur isha fëmijë. Ajo ishte e shkëlqyeshme, atletike, dhe të më krahasojnë me të është një kompliment i madh për mua!”

Natyralistja e lindur në Missouri tani jeton e punon në Florida, SHBA, ndërsa vendosi të përfshihej dhe me modeling-un pas ofertave që mori me postimet e fotove me peshkaqenë.

Ajo tregon: “Nisi të bëj foto me kompanitë që donin modele që mund të zhyteshin me peshkaqenët dhe krijova lidhje me fotografë e agjenci për të punuar me to”.

“Vlerësimet kanë qenë pozitive, më kanë mbështetur si koleget modele ashtu dhe shkencëtarët dhe inxhinierët e natyrës që kanë vlerësuar kontributin tim”.

FOTO GALERI
2/5
Por tani ajo ka nisur të shfaqet në bikini për të modeluar dhe mbledhur sa më shumë fansa online

Top Channel