Nata e sotme solli shumë diskutime mes konkurrentëve dhe jurisë, dy ditë para finales së madhe të “Dancing With The Stars”.
Kësaj radhe konkurrentja e cila shprehu pakënaqësi për vlerësimin e jurisë ishte Elhaida.
Kjo gjë lidhet me natën që ata morën pikët më të ulëta të jurisë, atë të Hallowenit. Anëtarët e jurisë e vlerësuan me 28 pikë, ndërsa u shprehën se gjatë kërcimit ata ngatërruan hapat.
Elhaida u shpreh e ende nuk e kanë marrë vesh se ku kanë gabuar me hapat e tyre dhe pse kërcimi I tyre u vlerësua aq pak.
“Ne ishim të pakënaqur të zbulonim se cilat ishin hapat që ne kishim ngatërruar. Kjo ështëe vetmja gjë që nuk e kuptuam tek juria. Ka qenë nata e katër aty ku ne jemi vlerësuar shumë pak”, tha konkurrentja.
Top Channel