Nuk ndalen sulmet ruse në Ukrainë, gjatë orëve të fundit u hodhën 85 raketa

30/12/2022 17:29

Rusia ka lëshuar gjithsej 85 raketa dhe 35 sulme ajrore mbi Ukrainë në 24 orët e fundit.

Kjo shifër u raportua nga forcat e armatosura të ukrainase, e cila deklaroi se 54 prej tyre janë rrëzuar.

Nga shtatë dronë kamikaze të lëshuar kundër kryeqytetit ukrainas, dy u rrëzuan në afërsi të qytetit dhe pesë mbi Kiev.

Ushtria ukrainase raportoi gjithashtu se forcat e saj rrëzuan 10 dronë sulmues në provincën qendrore-lindore të Dnipropetrovsk dhe rajonet juglindore të Zaporizhzhia.

Pothuajse 30 predha ruse u qëlluan në Marhanets në provincën Dnipropetrovsk, i cili ndodhet afër centralit bërthamor Zaporizhzhia, stacioni më i madh i energjisë bërthamore në Evropë.

Qyteti i Bakhmut në rajonin e Donjeckut vazhdon të goditet intensivisht nga raketat ruse.

Top Channel