“Dancing With The Stars” nuk ka qenë vetëm një spektakël ku konkurrentët kanë kaluar vetëm një eksperiencë, por edhe ku ata e kanë parë si një sfidë mjaft të vështirë.
Si e tillë, konkurrentët e kanë marrë seriozisht, ku shpeshherë nuk kanë rënë as dakord me kritikat e jurisë dhe i kanë komentuar ato si personale dhe të qëllimshme.
Një ndër to ka qenë Megi Pojani, e cila është shprehur se juria dëshiron ta përçajë dyshen mes saj dhe Jurgenit dhe ta bëje atë të dyshojë tek vetja.
Megi Pojani: Kjo është një garë dhe të gjithë jemi treguar egoistë, nuk më pëlqen dëshira e Dalinës për të pompuar egoizmin tim se nuk kishte ku të mbështetej. Kjo juri duhet të zbërthyer kodi morf. Ata duan të na përçajnë për të sunduar në Dancing With the Stars. Juria do të më bëje të dyshoj tek vetja, kam kuptuar strategjinë e tyre, një javë janë kritikë, op e rregullojnë pak pastaj. Juria ka dy standarte, nuk qëndron vetëm baleti këtu se vetëm një balerin profesionist është në juri.
Dalina Buzi: Vetëm ti nuk duhej ta kishe thënë këtë, ti je njeriu që e kupton show-n shumë më mirë dhe e ke luajtur show-n në maksimum.
Armand Peza: Kam qenë paragjykues me ty dhe të kërkoj ndjesë, të kam konsideruar si një vazo të bukur por ke thellësi, gjatë gjithë kohës kur ke dashur ke punuar me hope, fillove të punosh pas javës së pestë i ke marrë më të mirën këtij shw. Ti nuk ke bërë vetëm kërcim në këtë spektakël ke bërë show këtu.
Top Channel