Producentja Sara Hoxha ka treguar për publikun periudhën e vështirë që përjetoi pasi solli në jetë fëmijën e tretë dhe vajzën e parë, Ruyan.
E ftuar në panelin e “Goca dhe Gra”, Sara rrëfen se lindja premature nuk ka qenë e lehtë, ndërsa shton se angazhimi në punë, veçanërisht te “Dancing With The Stars”, e ka ndihmuar dhe i ka dhënë forcë:
“Kur kam lindur Londonin që lindi 34 javësh dhe ishte 2.2 kilogram, më ka shkruar Dalina. Unë mendoja çfarë do të ndodhë tani me fëmijën tim, unë 21 vjeçe, çfarë nuk prisja. Dalina më tha që unë e linda fëmijën sa ty dhe tani është gjigant. Dhe ashtu ndodhi. Fëmijët lindën. Të tre fëmijët kanë lindur të vegjël…
Në lindëm, çdo gjë ishte në rregull në fillim, pastaj filluan disa probleme me frymëmarrjen, 20 vetë ishin në sallë. Ishte pak fazë kaotike në jetën tonë, prandaj i jam falenderuese punës që më bëri të shkëputem nga ky ankthi që kisha vazhdimisht, goca ime merr frymë, nuk merr frymë”.
E angazhuar me punë, së bashku me partnerin e saj, Ledion Liçon, Sara rrëfen se përpiqen të gjejnë sa më shumë kohë për tre fëmijët, për të cilët i merr malli.
“Na mungojnë shumë. Atë kohë që gjejmë, ia kushtojmë atyre”, shton producentja.
Top Channel