Greta Thunberg i ka dhënë një përgjigje ish-kampionit britanik, tashmë komentator i njohur në rrjet Andrew Tate, kur ai vinte në lojë aktivizmin e saj klimatik, duke i folur për koleksionin e super-makinave të tij sportive me motorë gjigandë nafte.
Aktivistja 18-vjeçare e njohur në televizion, sugjeroi se besonte se sfida e kampionit të mundjes ‘kickboxing’ ndaj politikave të saj të klimës, vinte ngaqë “kishte penisin e vogël”.
Sportisti 36 vjeçar i dërgoi disa komente gjatë Krishtlindjeve, aktivistes suedeze, e cila mes të tjerash kërkon “ndalimin e motorëve me naftë”. Ai i shkruante:
“Kam 33 makina. Bugatti im ka motorin 8Litra me naftë, 16 valvula dhe turbo e katërfishtë. Dy makinat Ferrari 812 kanë motorin me masë 6.5L, me 12valvula. Ky është vetëm fillimi”.
“Më jep adresën email që të dërgoj listën e plotë të makinave dhe të ‘emetiveve të tyre në atmosferë’”, shkruante me ironi Tate.
Por Thunberg dhe stafi saj nuk duket se ishin impresionuar nga makinat e Tate, teksa me përgjigjen e tyre besonin se kjo kishte të bënte “me organet private”.
Ajo ishte përgjigjur: “Po ma dërgo në adresën email [email protected]”, duke shkruar një adresë të rreme në të cilën kishte përfshirë komentin për “penisin e vogël”.
Reagimet e publikut ishin më shumë në favor të aktivistes globaliste dhe më pak për rebelin e anti-stabiliment Tate.
Tate është ndaluar tashmë nga rrjetet Facebook, Instagram, YouTube e TikTok, prej retorikave anti-globaliste, por fansat e tij kishin shpërndarë një video ku ai krahasonte veten me Thunberg.
Video përfshinte dhe fjalimin emocional të Thunberg në OKB në 2019 ku ajo i “tërhiqte vëmendjen ashpër” liderëve, për politikat e ndalimit të karburanteve fosile.
Vetëm këtë vit Tate është rilejuar në rrjetin Twitter, ku akuzon kritikët e tij për përhapje të “narrativave të rreme” si dhe “mbrojtje të robërimit psikologjik të masave”.
Top Channel