Palestinezët demonstrojnë për kthimin e trupave të të vrarëve nga ushtria izraelite (fotot)

27/12/2022 19:29

Tym gazi lotsjellës ngrihej sot në jug të Ramallah në territoret e pushtuara palestineze në Bregun Perëndimor, teksa ushtarët u përballën me demonstrues që kërkonin trupat të të vrarëve që mbahen prej vitesh nga Izraeli.

Gjatë operacioneve të muajve të fundit ka pasur thuajse përditë palestinezë të vrarë nga ushtria izraelitë, e cila ka kthyer në një praktikë mbajtën e trupave të të vrarëve.

“Dua djalin tim”, tha për rrjetin francez AFP,  Latifa Abu Hamid, biri i së cilës Nasser, është një prej të vrarëve trupi i të cilit mbahet nga ushtria.

Gruaja shtonte më tej: “Dua ta varros, dua ta shikoj, që unë dhe vëllezërit e tij ta mbjaën në krahë në varrim”.

“Ne duam të gjithë djemtë tanë. Trupat e djemve të vrarë që i mbajnë atje. Djalin tim Nasser nipërit e njohin vetëm nga emri. Ne duam të gjithë djemtë tanë jo vetëm Nasser, duam të gjithë trupat e martirëve që mbahen nga pushtuesit, nga pushtuesit e përçmuar. Sa kohë do të qëndrojnë trupat atje, disa prej tyre i mbajnë prej 10 vjetësh, ndoshta prej 20 vjetësh”.

“Përse i mbajnë trupat e tyre atje? Ne duam t’i varrosim ata në tokën e Palestinës, nuk do të braktisim asnjë njeri të kësaj toke, edhe pse Nasser-in e braktisën”, tha Abu Hamid.

FOTO GALERI
3/9
Gjatë operacioneve të muajve të fundit ka pasur thuajse përditë palestinezë të vrarë nga ushtria izraelitë, e cila ka kthyer në një praktikë mbajtën e trupave të të vrarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA