Burri me 102 fëmijë vendos të ndalojë shtimin e familjes prej ‘kostove të jetesës’ (fotot)

27/12/2022 17:09

Një fermer nga Uganda që ka rreth 102 fëmijë dhe 568 nipër e mbesa, thotë se ka vendosur të mos shtojë më familjen “prej rritjes së kostove të jetesës”.

67 vjecari Musa Hasahya, nga Lusaka në zonën qendrore të vendit, i ka kërkuar 12 grave të tij të nisin përdorimin e kontraceptivëve, në mënyrë që familja të ketë më shumë mundësi për të blerë ushqim, shkruan e përditshmja britanike The Sun.

Ai tha: “Të ardhurat e mia po zvogëlohen gjithnjë e më shumë dhe gjatë viteve kostot e jetesës për familjen time po rriten gjithnjë e më shumë”.

“Jam martuar me gratë, njëra pas tjetrës”.

“Si mund të jetë i kënaqur burri vetëm me një grua?”

Në Uganda poligamia është e ligjshme dhe burri thotë se duhet të monitoriojë gratë e tij gjatë gjithë kohës, në mënyrë që ato të mos largohen me burra të tjerë.

Por përveç problemeve financiare, Musa thotë se nuk mund të punojë më prej shëndetit të keq, dhe se dy nga gratë e tij e kanë lënë prej problemeve financiare.

Zulaika, gruaja e tij më e re dhe nënë e 11 fëmijëve të tij, tha: “Unë nuk lind më fëmijë”.

“Unë e shoh gjendjen tonë të vështirë financiare prandaj do marr tableta kontraceptive”.

Por kontraceptivet janë të stigmatizuar në vend pasi besohet se gratë që i marrin ato “shkojnë me shumë burra”.

Musa thotë se fëmijët i ka me moshë nga gjashtë deri në 51 vjeç dhe një e treta e tyre jetojnë me të në fermë.

FOTO GALERI
2/4
67 vjecari Musa Hasahya, nga Lusaka në zonën qendrore të vendit, i ka kërkuar 12 grave të tij të nisin përdorimin e kontraceptivëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA