“I detyroi të lënë patllaket me përçmim”, Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria, vuan nga fobira Top Media këtë vit ka zgjedhur të urojë festat me këngën “Beso” të grupit të njohur, West Side Family.
“Tradita nuk është adhurimi i hirit, por ruajtja e zjarrit”, ky është mesazhi në fillim të këngës përshëndetëse të fundvitit 2022.
Zjarri i besimit në zemrat e shqiptarëve duhet të vijojë të jetë i ndezur dhe të rritet dita ditës.
Kostumet tradicionale dhe flamuri kuq e zi është në çdo moment pjesë e klipit.
Si simbolet e shtetit shqiptar të cilët nuk janë harruar pavarësisht çdo pushtimi, ashtu edhe Top Media ka arritur t’i bëjë ballë çdo stuhie që i ka dalë përpara.
Personazhet që ndiqni çdo natë në ekran, por dhe ata që bëjnë punën e palodhur në prapaskenë janë pjesë e këngës përshëndetëse.
Janë kameramanët, montazhierët, teknikët e ndriçimit, punëtorët e skenës, grimierët, garderobistët, koordinatorët, transportuesit apo gazetarët, në një shtëpi të madhe që rritet dita ditës.
Kënga e zgjedhur për festat e fundvitit nga Top Channel do mbahet mend gjatë e do dëgjohet me aq dëshirë sa edhe shumë këngë të tjera që Top Channel ka rikthyer çdo fundvit, e kthyer në traditë tashmë.
Top Channel