Është zbardhur aksidenti i djeshëm me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari në Polizhan të Beratit, ku është zbuluar autori i ngjarjes, i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit.
Policia bën me dije se autori është 50-vjeçari me inicialet B. D.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. Ç., 72 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dimal, i cili po lëvizte me biçikletë.
Berat/Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari, i ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Polizhan.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat, si rezultat i punës hetimore, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Polizhan, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të drejtuesit të automjetit, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi
B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Poshnje, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. Ç., 72 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dimal, i cili po lëvizte me biçikletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel