Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar vlogerja e njohur Sara Karaj, e cila ndau për herë të parë në një intervistë televizive sfidat e shtatzënisë dhe lindjen e parakohshme të djalit të saj të vogël, Greg.
Sara pohoi se ishte një shtatzani e paplanifikuar, njësoj si edhe lindja e parakohshme.
“Kur shkova në spital, më thanë që duhet të rrija atje derisa të lindja. Më kapi paniku”, tregoi Karaj.
Më pas ajo tregoi se bebes iu desh të qëndronte plot 1 muaj në reanimacion, një muaj tepër i vështirë psikologjikisht për Sarën.
“Fajësoja veten se s’ kisha ç’ të bëja dhe e ekzagjeroja atë ndjesinë e fajit. Në fillim s’ kam parë as you tube asgjë për situatën. Nuk informohesha se kisha frikë nga çafrë do të shihja. Në momentin që ndava historinë kur isha në spital, lexova shumë mesazhe nga shumë mama dhe të them të drejtën kam filluar të ndihem më mirë”, tha ajo.
Top Channel