Nazistja 97-vjeçare shpallet fajtore për bashkëpunim në vrasjen e 10,500 personave

20/12/2022 17:34

Një ish-sekretare që ka punuar për komandantin e një kampi nazist përqendrimi është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,500 personave.

97-vjeçarja Irmgard Furchner, u mor si stenografe kur ishte adoleshente në dhe punoi atje nga viti 1943 deri në 1945, sipas BBC.

Furchner është gruaja e parë që u gjykua për krimet naziste në dekada.

Edhe pse ajo ishte një punonjëse civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.

Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë.

Furchner u shpall fajtore për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e 10,505 personave dhe bashkëpunim në tentativën e vrasjes së pesë të tjerëve.

Meqenëse në atë kohë ishte vetëm 18 ose 19 vjeç, ajo u gjykua në një gjykatë të posaçme për të mitur.

Në Stutthof, që ndodhet pranë qytetit modern polak të Gdanskut, u përdorën një sërë metodash për të vrarë të burgosurit dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit që nga qershori i vitit 1944.

Gjykata në Itzehoe në Gjermaninë veriore dëgjoi të mbijetuarit e kampit, disa prej të cilëve kanë ndërruar gjatë gjyqit.

Kur filloi gjyqi në shtator të vitit 2021, Irmgard Furchner u arratis nga shtëpia e saj e të moshuarve dhe u gjet nga policia në një rrugë në Hamburg.

Kryetari i trupit gjykues Dominik Gross tha se ishte “përtej imagjinatës” që Furchner nuk mund të kishte vënë re tymin dhe erën e keqe të vrasjeve masive.

I mbijetuari i kampit Josef Salomonovic, i cili udhëtoi në gjykatë për të dhënë dëshmi në gjyq, ishte vetëm gjashtë vjeç kur babai i tij u qëllua për vdekje në Stutthof në shtator 1944.

“Ajo është indirekt fajtore“, u tha ai gazetarëve në gjykatë dhjetorin e kaluar, “edhe nëse ajo thjesht u ul në zyrë dhe vuri vulën e saj në certifikatën e vdekjes së babait tim.”

Një tjetër i mbijetuar i Stutthof, Manfred Goldberg, tha se është i zhgënjyer për dënimin që i është dhënë.

“Është një përfundim i paramenduar që një 97-vjeçare nuk do të detyrohej të vuante një dënim në burg,kështu që mund të jetë vetëm një dënim simbolik”,  tha ai për BBC.

Gjyqi i Furchner mund të jetë i fundit që do të zhvillohet në Gjermani për krimet e epokës naziste, megjithëse disa raste janë ende duke u hetuar.

Dy raste të tjera kanë shkuar në gjykatë vitet e fundit për krimet naziste të kryera në Stutthof.

Në vitin 2020, një roje e kampit SS, Bruno Dey, u dënua me dy vjet burgim për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 5,000 të burgosurve.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA