Një çift bashkëshortësh ka përfunduar në spital pasi kanë konsumuar lëndë kimike (herbicid).
47-vjeçari B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, V. O., rreth 40 vjeçe janë paraqitur për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel