Vuajtje që nga nisja e luftës/ Ja çfarë ka mbetur pas nga Mariuopoli, zyrtarët: 95% e qytetit u shkatërrua

19/12/2022 21:23

Lufta në Ukrainë ka shkatërruar qytetet, ku ndër më të goditurit mbetet Mariupoli.

Pas vuajtjesh të shumta që nga nisja e sulmeve, ajo që ka mbetur pas në atë qytet janë gërmadhat.

Për tre muaj qyteti port jugor i Mariupolit ishte nën rrethim nga forcat ruse dhe është goditur vazhdimisht.

Zyrtarët vendas kanë raportuar se pothuajse 95% e qytetit ishte shkatërruar nga bombardimet.

Mariupol ra në duart e trupave ruse në fund të majit dhe që atëherë pak informacion ka dalë nga qyteti.

Top Channel