E rëndë në Hawai/ Turbulencat e avionit plagosin 36 persona, 11 prej tyre në gjendje të rëndë

19/12/2022 19:50

Turbulencat e forta në një fluturim në Hawai Airlines nga Phoenix plagosën 36 persona, 11 prej tyre në gjendje të rëndë.

Pasagjerët deklaruan se lëkundjet ishin aq të forta saqë nuk kishin arritur të mbanin ekuilibrin.

Njëzet persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.

Sipas CNN në momentin e turbulencës në zonë raportohej për stuhi, ndërsa Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së njoftoi se po heton incidentin.

Në bordin e Airbus A330-200 kishte 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit. Nga personat e dërguar në spital, rreth 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Mes tyre një foshnjë 14 muajshe dhe një adoleshente.

Ai shtoi se kohët e fundit kishte pasur kushte të paqëndrueshme të motit në Haëaii që krijoi sfida për linjat ajrore.

Top Channel