Maroku doli e humbur nga ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Botës teksa u mposhtën nga Kroacia me rezultatin 2-1.

Por, zemërimi i mbrojtësit nuk përfundoi në fushë pasi në korridorin drejt dhomave të zhveshjes, Hakimi u “kap” edhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të cilit iu ankua për gjykimin e ndeshjes.

Por, sipas gazetarëve prezentë, toni i Hakimit ishte kërcënues ndërsa edhe fjalori i lojtarit ishte korrekt. Gjithsesi, Infantino e menaxhoi mirë situatën dhe provoi ta qetësonte Hakimin me këtë të fundit që fjalën për mediat, i kërkoi edhe falje numrit një të FIFA-s.

“Nuk ndodhi asgjë, vetëm se isha i nervozuar për fundin e lojës. Shkova të flisja me Infantinon dhe kërkoj falje për fjalët. Ai është miku im dhe unë e respektoj pa masë atë, ndaj asgjë nuk ndodhi”, u shpreh Hakimi./ SuperSport

Top Channel