Botërori i Katarit rrëmbeu vëmendjen e të gjithë sportdashëve në mbarë botën. të shumtë ishin ata që u përfshinë dhe komentuan mbi Kupën e Botës teksa në Argjentinë tashmë po komplimentojnë astrologun, Juan Cruz Sirius i cili theksoi në muajin nëntor se kombëtarja “albiceleste” do të kishte një rrugëtim të suksesshëm.

“Në të gjithë kartat që kam analizuar, shoh mbarësi për Argjentinën dhe parashikoj se do të mbërrjnë në tre kombëtaret më të mira të turneut”, tha Sirius më datë 14 nëntor duke rezultuar tejet i saktë në parashikimin e tij.

Por, fama e Sirius u rrit edhe më shumë në momentin që nisi të parashikonte saktë ndeshjet e Argjentinës gjatë turneut dhe madje duke përcaktuar edhe orën në të cilën Messi me shokë do të festonin. Ai parashikoi se ndaj Australisë, Argjentina do të ishte e favorizuar në orën 16:34, pikërisht koha fikse në të cilën Messi shënoi gol. Një tjetër gjetje e madhe e Sirius ishte edhe fakti se sipas tij hëna e plotë në lidhje me Marsin, do të gjeneronte tension në sfidën me Holandën. Dhe të gjithë e dimë se çerekfinalja mes Holandës dhe Argjentinës u karakterizua nga nervat me Paredes, Messi dhe të tjerë që u përfshinë duke u ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Po ashtu në gjysmëfinalen ndaj Kroacisë, Sirius ishte sërish i saktë në parashimin e tij lidhur me orën pasi në kohën që ai deklaroi, shënoi Messi dhe Alvarez. Por, nëse deri më tani, argjentinasit i janë gëzuar parashikëmeve të Sirius, për finalen astrologu nuk është shumë i sigurt. Ai thekson se Argjentina është favorite e lehtë, por shton se influenca e Neptunit ndikon dhe mund të jetë shqetësuese për kombëtaren albiceleste që për momentin ndodhet në këtë ndikim astrologjik./ Super Sport

Top Channel