Trajneri i Marokut euforik: Pas katër vitesh edhe më të fortë, jemi në treshen e Botës

17/12/2022 20:21

Maroku ishte padyshim surpriza e këtij Botërori në Katar me kombëtaren afrikane që në fund e mbylli turneun me një humbje ndaj Kroacisë me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për vendin e tretë.

Megjithatë, një disfatë e tillë nuk i heq meritat marokenëve që i bën të gjithë për vete teksa pas sfidës me ballkanasit, trajneri Walid Regragui premton edhe për një skuadër më të fortë pas katër viteve.

“Mbeta pak i zhgënjyer pasi ishte humbja e dytë radhazi, megjithatë në fushë dhamë gjithçka edhe pse ishim në vështirësi sa i përket aspaktit fizik. Lojtarët kishin shumë pak kohë në dispozicion për të rikuperuar, por ne kërkuam t’i dhuronim një tjetër kënaqësi njerëzve tanë.

Tani do të provojmë të rikthehemi më të fortë pas katër viteve ndërsa jam i sigurt se aktualisht jemi ndër tre apo katër kombëtaret më të forta në botë”, u shpreh Regragui.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA