Erë qepë, e djersitur, i neveritshëm…/Si janë shprehur aktorët për kolegët e tyre në sheshxhirime!

16/12/2022 13:50

Ka gjithmonë situata qesharake dhe bezdisëse në sheshxhirim mes aktorëve.

Liam Hemsworth është ankuar për aktoren Jennifer Lawrence lidhur me puthjet që duhet t’i jepte gjatë xhirimeve.

“Ajo dukej sikur e bënte me qëllim që hante hudhër ose peshk ton, diçka që ishte e neveritshme. As nuk i lau dhëmbët pasi hëngri”, tha ai.

Ndërkaq, ndërsa xhironte “Water for Elephants”, Robert Pattinson mori të ftohur dhe i kullonin hundët.

“Nuk ishte tërheqëse, nuk ishte e këndshme”, u shpreh aktori.

Brad Pitt dhe Kirsten Dunst duhej të putheshin tek “Interview with the vampire”.

“Të gjithë më thoshin lum si ti që puthe Brad Pitt, por për mua ishte e neveritshme, pasi isha 16 vjeçe dhe ende nuk e kisha dhënë puthjen e parë”, tregon Dunst.

Ashley Tisdale dhe Zac Efron janë miq shumë të mirë, ndaj puthja mes tyre ishte shumë e sikletshme.

“E kam si vëlla, ai u përpoq të më puthte me gjuhë dhe unë i thashë: ‘Largohu prej meje!’.”

Kate Hudson tregoi se sa e keqe ishte puthja me Dane Cook.

“Bëra një film me të. Mendoj se hante qëllimisht një tufë me qepë apo hudhra përpara skenës sonë”, zbulon ajo.

Angelina Jolie është një nga gratë më të bukura në botë, por James McAvoy nuk i pëlqente të puthej me të në ekran. Ai tha:

“Ishte e pakëndshme, e djersitur”, tha ylli.

Jennifer Lawrence thotë se puthja me Chris Pratt në “Passengers” ishte skena më e vështirë për të.

“Bobo, çfarë bëra? Ai ishte i martuar. Ishte hera ime e parë që puthja një burrë të martuar dhe ndjenja e fajit është ndjenja më e keqe në stomak. E dija që ishte puna ime, por nuk mund t’ia shpjegoja stomakut tim këtë”, tha Lawrence.

Top Channel