Një 49-vjeçar ka mbetur i vrarë në atentat pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë.

Viktima, i identifikuar si Edmond Papa 39-vjeç, pronar i një lokali në Sarandë, u plagos disa herë me armë zjarri teksa po frekuentonte një bar-kafe në zonën e Selitës, nga një person ende i paidentifikuar.

Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por nuk arriti dot t’i shpëtonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Autori hyri në ambientet e lokalit i maskuar, qëlloi me armë dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Ndërkohë po grumbullohen kamerat e sigurisë në lokal dhe zonat përreth për të identifikuar autorin dhe mjetin me të cilin u largua pasi kreu vrasjen.

Mësohet se Papa ishte me precedentë të mëparshëm penal, pistë në të cilën do të shtrihen hetimet. Ai banonte në Sarandë dhe kishte ardhur tek i vëllai në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA