Katër vite më parë, në Rusi, Emiliano Martinez ishte thjeshtë një tifoz i Argjentinës, por sot gjërat kanë ndryshuar.

Në Katar, Martinez është portieri i parë i dy herë kampionëve të botës dhe një nga pikat më të forta të Argjentinës dhe këtë e tregoi edhe ndaj Holandës.

Nga tifoz te titullar në finale. Një histori fantastike, me portierin e Aston Villa-s që po shijon një nga momentet më të bukura dhe më të veçanta në karrierën e tij.

Ndaj Francës, 30-vjeçari do të luaj ndeshjen numër 26 me Argjentinën, ndërsa ka debutuar në përfaqësuese vitin e kaluar./ Super Sport

Top Channel