Numër rekord: 533 gazetarë të burgosur në të gjithë botën

14/12/2022 12:09

Numri i gazetarëve të burgosur në botë ka arritur në një rekord të ri në vitin 2022: në 533, gati dyzet më shumë se vitin e kaluar (488), sipas raportit vjetor të organizatës gazetaret  pa kufij të publikuar të mërkurën. 

Numri i gazetarëve të vrarë (57) është gjithashtu në rritje, veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë, në 2021  ishin (48) gazetarë të vrarë  dhe në  2020 , 50.

Më shumë se gjysma e gazetarëve të burgosur në botë deri më 1 dhjetor janë në 5 vende: Kinë (110), Burma (62), Iran (47), Vietnam (39) dhe Bjellorusi (31).

Republika Islamike në veçanti ka burgosur një numër profesionistësh të medias “ të paprecedentë në 20 vjet’ sidomos pas protestave në shtator ., thuhet në raport.

“ Regjimet diktatoriale dhe autoritare po përshpejtojnë mbushjen e burgjeve të tyre duke burgosur gazetarë ”, denoncoi Christophe Deloire, sekretar i përgjithshëm i organizatës mbrojtjen e lirisë së shtypit.

Brenda këtij vlerësimi global global, organizata vë në dukje një numër të paprecedentë të grave gazetare të burgosura: ato janë 78 (krahasuar me 60 vitin e kaluar).

“Gratë gazetare tani përbëjnë gati 15% të të burgosurve, nga më pak se 7% pesë vjet më parë ”, sipas organizatës gazetarë pa kufij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA