‘Do të doja të mos kisha mbijetuar’/ Pse gratë po djegin veten në Kurdistanin e Irakut

14/12/2022 11:57

Gratë në Irak po përballen me nivele në rritje të abuzimit në familje.

Rastet e dhunës me bazë gjinore kanë parë një rritje prej 125% midis 2020 dhe 2021, sipas Kombeve të Bashkuara.

Në rajonin e Kurdistanit, gratë që abuzohen nga burrat e familjes shpesh e shohin vetëvrasjen me vetëdjegje si rrugëzgjidhje ose e kryejnë në formë proteste.

BBC-së i është dhënë akses i rrallë në një nga spitalet kryesore për djegiet në Kurdistanin e Irakut, ku shumë gra vdesin nga djegiet e vetëshkaktuara.

“Unë qaj çdo ditë dhe natë sepse pyes veten ‘pse ia bëra këtë vetes?’dhe nuk mora asnjë përgjigje”, tha Jenan, jo emri i saj i vërtetë e cila i vuri flakën vetes dy vite më parë.

Ajo u dhunua nga bashkëshorti i saj dhe nuk gjeti suport tek familja.

“Gëja më e vështirë për të bërë është të provosh t’i vendosësh flakën vetes dhe të mos vdesësh. Isha e frikësuar por nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër. Në familjen time ne nuk mund të ëndërronim të bëheshim doktoresha apo diçka tjetër. Unë kisha shumë dëshira por ata më martuan që kur isha fëmijë. Dëshira ime e vetme më pas ishte të kisha një shtëpi, një burrë të mirë dhe të isha e lumtur”, shtoi ajo.

“Gratë e shoqërisë sonë vuajnë nga shëndeti dhe abuzimi mendor. Kështu që kur ato nuk gjejnë shpresë, i vënë flakën vetes”, tha një infermiere.

Shumë prej tyre nuk ia kanë dalë të mbijetojnë, disa prej tyre edhe 16-vjeçare.

Gjërat janë përmirësuar ndër vite por është një luftë e përditshme për shumë prej tyre për shkak të traditave, vitive në luftë dhe ekonomisë së keqe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA