Një nga mesfushorët më të mirë të historisë së futbollit, kroati Luka Modric, largohet mes duartrokitjesh nga “Katar 2022”.

Stadiumi Lusail i rezervoi një “standing ovation” 37-vjeçarit, që i dha fund historisë së tij me Kupën e Botës në minutën e 81-të, kur u zëvendësua nga Majer.

Mesfushori i Realit të Madridit, mezi i fshehu lotët kur u ul në stol, pasi pa t’i shuhej ëndrra për të luajtur një tjetër finale në fundin e karrierës së tij me përfaqësuesen, me të cilën është aktivizuar në total në 160 ndeshje (rekord absolut te Kroacia) nga vitit 2006 dhe ka shënuar 23 gola.

Top Channel