Adrien Rabiot është në dyshim për ndeshjen, të mërkurën, kundër përfaqësueses marokene në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Sipas “L’Équipe”, mesfushori nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme, sikurse ndodhi me mbrojtësin Dayot Upamecano. Mësohet se mesfushori i Juventusit ka shfaqur simptomat e ftohjes apo gripit për shkak të sistemeve të fuqishme ftohëse në stadiumet e Katarit. Të dy lojtarët nuk janë stërvitur me grupin, por kanë bërë ushtrime në palestër.

Nëse Rabiot nuk arrin të shërohet në kohë, do të zëvendësohet nga Yousouf Fofana. Rabiot ka rezultuar një nga futbollistët më në formë francezë në këtë Botëror, ku tashmë numëron katër paraqitje në pesë ndeshje, një gol dhe një asistim.

Top Channel