Prangosën 18-vjeçarin teksa po vdiste prej plagëve të thikës, dy policë në Angli hetohen për sjellje të rëndë pas arrestimit
Presidenti Serbisë ka thënë datën 15 dhjetor si afat, kur mund t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.
Vuçiç e kishte bërë këtë deklaratë që më 8 dhjetor kur foli për vendosjen e forcave të veta në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Por teksa ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga NATO, për këtë kërkesë, gjermania është e para ndër vendet e para që ka dalë kundër.
Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock e quajti krejtësisht të paparanueshme kërkesën e Vuçiç për dërgimin e trupave në Kosovë.
“Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë po bën të kundërtën”, tha ajo.
Ndërkohë edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve është e papranueshme.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Von Cramon ndër të tjera.
Më herët gjatë ditës edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se përplasjet në rrugë nuk çojnë në marrëveshje
“Ne menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën bomba ndaj policëve tanë. Kjo është e papranueshme, e di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por duhet të kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshje”, u shpreh Borell.
Edhe Ambasadat amerikane në Prishtinë dhe në Beograd kanë bërë thirrje që të hiqen të gjitha bllokadat në rrugët e veriut të Kosovës menjëherë dhe të punohet për shtensionimin e situatës në zonë.
Top Channel