Kombëtarja marokene ruan statusin e skuadrës me mbrojtjen më të mirë në Kupën e Botës, me vetëm një gol të pësuar, edhe në atë rast ishte autogol kundër Kanadasë, në ndeshje e tretë dhe të fundit në Grupin C, e fituar nga afrikano-veriorët 2-1.

Në ndeshjen e dytë, Maroku kishte mposhtur Belgjikën me rezultatin 2-0 dhe në sfidën e hapjes barazoi pa gola përballë gjysmëfinalistes tjetër, Kroacisë.

Përpara se të mposhtte Portugalinë 1-0, Maroku kishte mundur Spanjën pas goditjeve të penalltive (3-0), pasi 120 minutat përfunduan 0-0. Portieri me përvojë Yassine Bounou, shkëlqeu me reflekset e tij duke mos I lejuar spanjollët që të shënon qoftë në lotarinë e 11-metërshave. Pra, një meritë të veçantë në këtë statistikë të jashtëzakonshme (vetëm një gol i pësuar) ka portieri aktual i Sevillas në La Liga.

Maroku do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e çiftit Angli-Francë, ndaj mbetet për t’u parë nëse Yassine Bounou do të vazhdojë t’i hipnotizojë kundërshtarët për t’i dhuruar ndoshta një finale të pamenduar më parë Marokut.

Kujtojmë se që nga “Gjermani 2006” asnjë ekip nuk ka arritur në gjysmëfinale me vetëm një gol të pësuar./ Super Sport

Top Channel