Sfida mes Holandës dhe Argjentinës e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës dhuroi spektakël dhe u vendos vetëm nga 11-metërshat duke qenë se koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazimin 2-2.

Penalltinë vendimtare për kombëtaren “Albiceleste” e realizoi Lautaro Martinez teksa menjëherë shpërtheu fest ate argjentinasit e drejtuar nga trajneri Lionel Scaloni.

Megjithatë, është sulmuesi i Interit ai që i bën thirrje shokëve për të qëndruar me këmbë në tokë pasi në gjysmëfinale i pret Kroacia që eliminoi Brazilin.

“ME Kroacinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, në organikën e tyre ka shumë futbollistë me kualitet dhe eksperiencë. Ishin në finalen e Botërorit të Rusisë katër vite më parë, dhe duhet të tregojmë respekt. Eliminimi i Brazilit? Një goditje e shëmtuar për futbollin amerikano-latin”, u shpreh Lautaro./ Super Sport

Top Channel