Në olimpiadën Maasai në Kenia, luftëtarët ‘gjuajnë për medalje, jo më për luanë’ (fotot)

10/12/2022 19:21

Anëtarë të komunitetit kenian Maasai merrnin pjesë dje në olimpiadën e tyre të parë prej dhjetë vjetësh për të inkurajuar luftëtarët të linin shigjetat për të marrë shkopinjtë, që gjuetarët e luanëve të kthehen në mbrojtësit e tyre.

“Kjo ndihmon që Moranët të mësojnë më shumë për kafshët, në mbrojtjen e kafshëve bujqësore dhe të luanëve të rezervatit” thotë pjesëmarrësja Esther Sereia.

Në rezervatin pranë mallit më të lartë në Afrikë, të rinjtë Maasai kryenin sot një seri garash sportive për të treguar aftësitë e forcën e tyre.

Prej gjeneratash në këtë event luftëtarët Maasai duhet të vrisnin një luan si pjesë e ritualit  “Olamayio”, për të provuar aftësitë, për të identifikuar liderët dhe për të tërhequr femrat.

Por me rënien e numrave të luanëve gjatë dekadave liderët e komunitetit të nxitur nga grupi aktivistëve Big Life Foundation, krijuan “Olimpiadën Maasai” disa vjet më parë për të zëvendësuar gjuetinë me sportin.

Fondacioni u premton vendasve kompensim për bagëtitë e sulmuara nga luanët, që vendasit të mos i vrasin predatoret.

Të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe dekorime, dhjetra atletë merrnin pjesë në eventin që zhvillohet dy herë në vit.

Kompeticioni zhvillohet në rezervatin Kimana pranë malit Kilimanxharo, dhe tërheq 160 pjesëmarrës, 40 prej të cilave gra, të cilat kanë luajtur rolin më të madh për konservimin e natyrës.

Lojrat janë një mënyrë e mirë për të ruajtur tokën tonë, thotë 30-vjeçari vendas Joseph Lekatoo, i cili konkurron prej vitit 2012.

FOTO GALERI
4/6
Fondacioni u premton vendasve kompensim për bagëtitë e sulmuara nga luanët, që vendasit të mos i vrasin predatoret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA