Fituesi i llotarisë vendos rregullat ‘strikte’ për gratë që duan të dalin me të (fotot)

10/12/2022 16:24

Një beqar fitues ‘i freskët’ llotarie në Gjermani, ka caktuar së fundmi një seri rregullash “strikte” për çdo grua që shpreson të shoqërohet me të në të ardhmen.

Kursat Yildirim ka fituar së fundmi €10 milionë në një llotari vendase, dhe sipas mediave vendase, “tashmë me xhepat plot ka dalë në kërkim të dashurisë”.

42 vjeçari që është berë i preferuar nga mediat vendase, tha për të përditshmen ‘Bild’ se llogaria e tij në Instagram është mbushur me kërkesa nga gratë që kur kapi xhekpotin.

Por ai thotë tashmë se gratë që dalin me të duhet të plotësojnë disa kritere të caktuar nëse dëshirojnë një copë të pasurisë së tij.

Ai thotë: “Nuk ka asnjë takim pa një video-telefonatë më parë, pasi është e pabesueshme sesi ndryshon pamja e grave sot”.

“Njëherë eca dy orë me makinë për të takuar një grua … dhe pa mbushur gjysmë ore po kthehesha përsëri në shtëpi”.

Gjermano-turku thotë se mosha e gruas nuk ka më shumë rëndësi se pamja apo ‘tërheqja kimike’ mes të dyve.

Ai thotë: “Një grua e mirë ka besim në vetvete dhe është e fortë.”

“Ajo mund të dalë nga shtëpia dhe pa makijazh, sepse të qenit natyral është gjëja më e rëndësishme”.

Por milioneri i ri shtonte se’ nuk e kishte qejf tradhtinë’.

“Mua më duhet të kem mbështetje të plotë te një grua që dhe ajo të mbështet te unë”.

Ish-punonjësi i fabrikës metalurgjike – i cili gjithashtu ka kryer burg për mashtrim e grabitje – Ka lënë punën e tij pas fitores së parave në shtator.

Ai menjëherë shpenzoi $1.5 milionë në makina sportive, në një vile të madhe banimi dhe në veshje të stiluara, edhe pse kritikohej për shijen. Por të dashur nuk ka gjetur akoma, shkruan britanikja The Sun.

Dhe kjo ndoshta prej kritereve të ashpra të përputhjes që ai ka caktuar.

“Kam takuar dhjetra gra, por e drejta nuk ishte aty. Shpejt vëreja diçka që ato kishin në mendje apo se po kërkonin vetëm një ‘shopping’ të shpejtë falas.”

Prandaj tashmë milioneri shpreson që të gjejë gruan ideale në udhëtimet e tij të ardhshme që shpreson të bëjë, si ato në Brazil, në Karaibe ose Kubë.

Ai thotë se kërkon të gjejë “shkëndijën” në takimet e tij me femrat: “Nëse nuk ndjen asgjë, mos e merr mundimin të takohesh përsëri”.

FOTO GALERI
2/3
Gjermano-turku thotë se mosha e gruas nuk ka më shumë rëndësi se pamja apo ‘tërheqja kimike’

Top Channel