Fari i braktisur me energji bërthamore, i lënë ‘të kalbet’ në shkëmbinjtë e Lindjes së Largët, vijon të mbetet atraksion (fotot)

09/12/2022 16:54

I ngritur mbi rrënojat e një shkëmbi detar në Lindjen e Largët ruse ky far që funksiononte me energji bërthamore është një nga atraksionet turistike më të pazakonta.

Çdo vit qindra vizitorë vijnë këtu duke bërë lundrimin e vështirë drejt kullës së braktisur të Kepit Aniva, në anën aziatike të Rusisë.

Struktura dikur kishte një staf prej 12 personash në çdo kohë, por tashmë vizitorët më të rregullt janë pulëbardhat e shpendët e tjerë që e kanë kthyer në shtëpinë e tyre.

E njohur gjithashtu si Nakashiretoko, ajo është ndërtuar nga inxhinierët japonezë në vitet 1937 deri në 1939 në majën jugore të ishullit Sakhalin, i cili para Luftës i përkiste Japonisë.

Asokohe ishulli 600-milje-i gjatë ishte pjesë e Perandorisë Japoneze.

Kepi Aniva nuk mund të arrihet me rrugë tokësore por punonjësit arritën gjithsesi të ndërtojnë kullën nëntë-katëshe të farit që arrin mbi 30 metra mbi valët e detit.

Pozicioni i saj i ekspozuar bën që drita e lëshuar nga shtrati i mërkurit të lëngshëm, mund të shihet deri nga 19 milje detare larg.

Fari është i rëndësishëm për zonën e njohur për rreziqe detare si rryma nënujore, mjegulla dhe breza të fshehur shkëmborë.

Në fund të Luftës II Botërore Bashkimi Sovjetik aneksoi ishullin dhe largoi rreth mijera banorë japonezë të tij drejt Hokkaido.

Sovietikët më pas morën kontrollin e kullës së farit dhe sipas tyre “instaluan bateri bërthamore”, për ta mbajtur në funksion.

Kjo lloj energjie është e përshtatshme për vendndodhjet e largëta e pa infrastrukturë ku një mbushje e tillë mund të zgjasë disa vjet.

Rusët besohet se e kanë furnizuar me bateri farin deri në 2006, ndërsa më pas thuhet se e kanë braktisur, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Tashmë turistët e paktë që u bie rruga këtej vijnë për të parë dhomën e kontrollit, ambjentet e stafit, si dhe për të admiruar pamjet panoramike nga maja e tij.

“Fari është në gjendje të kënaqshme”, thotë eksperti i udhëtimeve Dmitri Kulikov, për rrjetin  Russia Beyond .

“Ai mund të vizitohet por mund të bëhet dhe i rrezikshëm. Kulla është prej betoni, një pjesë e ndërtuar me tulla, ndërsa dyert janë të metalta dhe kanë nisur të ndryshken”.

Ardhja në Aniva nga komuniteti më i afërt kërkon 90-minuta udhëtim me makinë dhe më pas 1.5 orë lundrim më barkë.

Ndërsa për të arritur te kulla vizitorët duhet të ngjiten në shkëmbinj me litarë, edhe pse asnjë turist nuk ka mbetur kurrë i zhgënjyer.

FOTO GALERI
2/11
Çdo vit qindra vizitorë vijnë këtu duke bërë lundrimin e vështirë drejt kullës së braktisur të Kepit Aniva

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA