Algent Çiko nga fshati Vloçisht prej një muaji e gjysmë përballet me ecejake mes Tiranës dhe Korçës. 

Pasi bashkëshortja e tij u diagnostikua me sëmundje tumorale spitali i Korçës e dërgoi në Tiranë por këta të fundit e kthyen pas sepse nuk kishin ilaçe.

Për bashkëshorten e tij nevojiten 12 seanca kimioterapie ndërsa zgjidhja e vetme mbetet që ajo të trajtohet privatisht sepse shteti ynë nuk i ofron absolutisht asgjë.

Ky është vetëm një prej rasteve kur jeta e një njeriu rrezikohet dhe ku shteti nuk përmbush asnjë detyrim.  I vetmi shërbim që mund të përfitosh është që t’i blesh ilaçet vetë dhe të marrësh shërbimin infermieror.

Për këtë Algenti do të shesë tokën e tij që është e vetmja gjë që i ka mbetur.  Shumë prej banorëve të qarkut të Korçës zgjidhjen e kanë gjetur tek vendi fqinjë Greqia ku pavarësisht se kostot janë të larta ata detyrohen të shkojnë për tu trajtuar për problemet e tyre shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA