Me largimin e Luis Enriques nga drejtimi i stolit të Spanjës, tashmë bëhen gjashtë trajnerë që janë larguar nga ekipet pas Kupës së Botës, Katar 2022.
Gerardo Martino u largua nga drejtimi i Meksikës, pasi kjo përfaqësuese u eliminua nga Botërori në fazën e grupeve.
Carlos Queiroz u largua nga drejtimi i Iranit, me përfaqësuesen në fjalë që nuk mundi të shkonte përtej fazës së grupeve të Katar 2022.
Robert Martinez, trajneri i Belgjikës po ashtu u largua nga drejtimi i belgëve, me zhgënjimin që nuk mundën të shkonin përtej fazës së grupeve.
Ashtu si pararendësit edhe Diego Alonso la drejtimi e Uruguait me ekipin e tij që e mbylli eksperiencën e Katar 2022 në grupe.
Otto Addo nga ana e tij pas mbylljes së ndeshjes së fundit në raundin e grupeve, atë të Ganës ndaj Uruguait, lajmëroi largimin nga drejtimi i kombëtares së vendit të tij.
Dhe tashmë “viktima” e fundit e Katar 2022 është Luis Enrique, me Spanjën që u eliminua nga Maroku në raundin e 1/8-ave, duke mos mundur të shkonte në raundin e çerekfinaleve të Kupës së Botës./ Supersport
Top Channel