Edhe pse e shkuara ka lënë shumë plagë të hapura për të, Rudina Hajdari ka vendosur të mos merret me situatën komplekse, por të çojë deri në fund mision e të atit, të bëje politikë.
E ftuar këtë të enjte në “Top Story”, ish-deputetja e PD-së ka treguar se Partia Demokratike do të kishte një tjetër protagonizëm nëse i ati do të ishte gjallë.
Megjithatë sipas saj, nëse i ati do të ishte gjallë, me siguri ajo nuk do të ishte sot në politikë.
Si ndihet e bija e Azem Hajdarit që babai i saj u vra nga një sistem politik ku ai ishte aksioner?
Rudina Hajdari: Unë mendoj se ishte më komplekse se kaq dhe unë kam vendosur të mos merrem me kërtë gjë. Ai ishte njeri me mision të qartë dhe nuk e ka përmbushur këtë mision, prandaj unë dua ta përmbush. Padyshim që do doja ta kisha gjallë sot babanë, jo vetëm për veten. PD-ja do të kishte një lloj tjetër protagonizmi nga çe ka sot. Unë s’do të isha në PD nëse babai im do të ishte gjallë sot, kjo është e sigurt. Babai im kishte një guxim që un nuk e kam parë nga njeri tjetër.
Top Channel