Rikthimi i basketbollistes amerikane në shtëpi, Biden: U ndalua padrejtësisht nga Rusia

08/12/2022 17:42

Joe Biden ka deklaruar se basketbollistja amerikane Brittney Griner po kthehet në shtëpi pasi u ndalua padrejtësisht në kushte të patolerueshme nga Rusia.

Presidenti i SHBA-së reagoi për rikthimin e saj në shtëpi, pas arrestimit dhe dënimit nga autoritet ruse për vajin e kanabisit që iu gjet në çantë.

Ai falenderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën që dha për shpejtimin e procedurave të rikthimit të saj, pas shkëmbimit me tregtarin rus të armëve Viktor Bout në aeroportin e Abu Dhabit.

Biden përmendi edhe Paul Whelan, i cili u arrestua në Rusi dhjetorin e vitit 2018, pas akuzave për spiunazh.

“Fakti mbetet që ajo ka humbur muaj të tërë të jetës së saj duke përjetuar trauma të panevojshme. Mjerisht, për arsye krejtësisht të paligjshme Rusia po e trajton rastin e Paulit ndryshe nga ai i Brittney“, shtoi ai.

Top Channel