Shembet ndërtesa trekatëshe në Nju Jork, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë! Një person nën rrënoja Papa Françesku shpërtheu në lot, teksa mbante një lutje për paqen në Ukrainë gjatë një ceremonie në Piazza Spagna në Romë.
Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.
Turma, përfshirë kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, i cili ishte pranë papës, duartrokitën kur e kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.
“Sot do të kisha dashur t’ju sjell falënderimet e popullit ukrainas (për paqen)”, tha ai përpara se të pushtohej nga emocionet dhe ti duhej të ndalonte.
“Përkundrazi, edhe një herë më duhet t’ju sjell lutjet e fëmijëve, të pleqve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke martire, që po vuan shumë.”
Që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj në shkurt, ati i shenjtë e ka përmendur Ukrainën në pothuajse të gjitha lutjet e tij publike dhe është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Moskës.
Të mërkurën, ai e krahasoi luftën në Ukrainë me një operacion nazist që vrau rreth dy milionë njerëz, kryesisht hebrenj, në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore.
Top Channel