Përfundon Botërori për Spanjën, që nuk shkon dot përtej fazës së 1/8-ave, pasi u eliminua nga Maroku.

Pas 120 minutave pa gol, sfida u vendos nga penalltitë, aty ku spanjollët goditën tre dhe nuk shënuan asnjë, ndërsa marokenët shënuan 3 nga 4 dhe fituan 3-0.

Padyshim protagonist portieri Bono, që përveç pritjeve gjatë lojës, ndali edhe dy penallti, ndërsa në të parën pati edhe ndihmën e shtyllës, ndërsa Spanja kthehet në shtëpi kokulur, me një rrugëtim që u mbyll shumë më shpejt sesa mund të imagjinohej.

Prishen kështu llogaritë e Luis Enriques, që preferoi humbjen ndaj Japonisë për të shmangur Kroacinë në fazën e 1/8-ave, por edhe me Marokun nuk ia doli të shkojë në çerekfinale, ndërsa suksesi i afrikanëve do të festohet gjatë edhe në Gjermani.

Marok-Spanjë 0-0 (3-0 me penallti)

105′ Përfundon pjesa e parë e shtesës, Maroku gaboi një shans të artë

104′ Mundësi e artë për Marokun, Cheddira godet keq dhe pret në pozicion portieri Simon

90+5′ Përfundojnë në barazim 90-minutat, Marok-Spanjë i drejtohet kohës shtesë

81′ Williams pason në zonë për Moratën, sulmuesi e kthen në zonë por aty nuk është askush nga shokët e skuadrës për të përfituar

42′ Rrezikon Maroku me Aguerd i cili godet me kokë pas harkimit të Boufal, por pa qenë i saktë me topin që përfundon larg kuadratit të spanjollëve

33′ Kundërpërgjigjet Maroku, Mazraoui rikuperon topin dhe godet nga distanca me portierin Unai Simon që pret në dy kohë teksa En Nesyri po afrohej me shpejtësi

26′ Sërish Spanja rrezikon, këtë herë aksioni është i vlefshëm, por Asensio që u shkëput bukur nga mbulimi i kundërshtarëve godet vetëm rrjetën e jashtme

25′ Shfaqet Spanja dhe Maroku është me fat pasi aksioni i iberikasve ishte në pozicion jashtë loje. E gjitha nisi pas një gabimi të portierit Bono me Gavin që më pas goditi traversën dhe më pas Ferran Torres që nuk shënoi me portën e zbrazët. Gjithsesi, te spanjollët nuk ka asnjë peng prej pozicionit jashtë loje

11′ Tentativa e parë drejt portës së Spanjës nga Maroku, është Hakimi që provon nga goditja e dënimit por pa rrezikuar kuadratin e mbrojtur nga Bono

Top Channel