Cristiano Ronaldo ka reaguar në rrjetet sociale pak orë para ndeshjes Portugali-Zvicër, që do të vendosë edhe se cila prej këtyre dy skuadrave do të shkojë në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022.

Në reagimin e tij, Ronaldo thekson se do të bëjë gjithçka që Portugalia të fitojë.

“Sot është për Portugalinë! Për portugezët! Sot është për të gjitha ëndrrat që ka secili prej nesh! Do të bëjmë gjithçka”-shkruan sulmuesi.

Në pjesëmarrjen e tij të pestë në një Kupë Bote, CR7 është ende duke kërkuar golin e parë në një ndeshje me eliminim direkt./ Super Sport

Top Channel