“Forbes” shkruan për protestën në Art Basel Miami dhe performancën e Elton Ilirjanit

06/12/2022 23:18

“Forbes” i ka kushtuar një artikull protestës së modës në Art Basel Miami dhe performancës së Elton Ilirjanit.

Art Basel Miami Beach festoi 20-vjetorin e tij në 2022 dhe një pjesë e konceptuar si protestë ka rrëmbyer vëmendjen e shfaqjes.

Autobusi i protestës “Fart Basel” i krijuar nga drejtoresha markës së modës me qendër në Milano, House of Mua Mua , Ludovica Virga, bëri bashkë një grup protestuesish, secili prej të cilëve kishte veshur rrobat e markës me tema me slogane proteste feministe. Kjo protestë u drejtua nga aktivisti LGBTQ+, Elton Ilirjani, me origjinë nga Shqipëria shkruan “Forbes”.

Më tej, tabloidi përshkruan veshjen dhe mesazhin që Eltoni përcjell me veshjes. Ikona e modës kishte u shfaq me xhinse të bardha, bluzë të tejdukshme, syze dielli të rrumbullakëta.

“Sugar dady i zgjidh të gjitha problemet”, ishte një nga shprehjet që përçoi aktivisti. Protesta trajton çështjen e barazisë gjinore.

Ne sollëm modën nga pasarela në rrugë. Ishte si një pistë mode në autobus. Mesazhi ishte i qartë“, është shprehur Ilirjani.

Eventi u mbajt në 29 nëntor në SLS Hotel South Beach Hotel, për të lëvizur më pas në rrugën kryesore të South Beach, Collins Avenue, deri në panairin e artit Art Basel.

“Ndjeva se duhet të sillja një pjesë të komunitetit LGBTQ+. Nuk është vetëm për SHBA-në, unë protestoj për komunitetin në Evropën Lindore, Brazil, vendet arabe, Azi”.

Protesta tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, dashamirësve të artit dhe gazetarëve ndërkombëtarë. “Qëllimi ishte të thoshim që arti është për të gjithë, nuk është vetëm për një grup të caktuar njerëzish”, shton Ilirjani.

Top Channel