Pesë raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar pas 78 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
2 infektime të reja rezultojnë në Delvinë, 1 qytetarë në Mallakastër, një në Tepelenë dhe një në Poliçan.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 151 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Nëntë qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,554 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 5 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 78
Testime totale 2,010,684
Raste pozitive 332,299
Raste të shëruara 328,554
Raste Aktive 151
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 111
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat. 5
Vlorë 5
Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2
Top Channel