Elton Ilirjani, kryefjala e medias amerikane përfshirë “Forbes”

05/12/2022 18:54

Pas suksesit në Miami Art Basel, Elton Ilirjani është cituar nga mediat më të rëndësishme amerikane si “Hollywood Reporter”, “New York Style Guide” dhe gjigantja “Forbes”, në kryetituj duke e cilësuar jo vetëm si aktivist të LGBTQ+ por si ikonë ndërkombëtare e modës në New York.

U komentua gjatë pjesëmarrja e tij dhe bashkëpunimi i suksesshëm me shtëpinë e modës “House of Mua Mua” të drejtuar nga Ludovica Virga, bashkëpunim i cili mori të gjithë vëmendjen e merituar. Protesta e modës e shoqëruar me autobusin më modern të momentit, theu barrierat e krijuara të cilat shpesh i cilësojnë galeritë e artit si shumë serioze, për t’i dhënë këtij eventi sensin e duhur të humorit dhe mbi të gjitha shijen e modës.

I shoqëruar nga 30 personazhe të njohur të medias dhe rrjeteve sociale, Ilirjani u kujdes të linte shenjën e tij në këtë event aq sa u citua edhe nga “Forbes” si “Ikonë mode në New York”.

Jo vetëm u cituan shprehje të përdorura nga Elton Ilirjani gjatë “protestës së modës” si “Sugar Daddy” apo “Its $o expensive to be ritch”, por fotot e tij gjatë marshimit në Miami, kanë zaptuar mediat amerikane.

Përpos galerisë së artit dhe pjesëmarrjes nga 38 shtete të 282 artistëve, pjesë e rëndësishme e Miami Art Basel janë festat të cilat hapen zakonisht nga Dj Khaled! Personazhe si Kim Kardashian, Lori Harvey dhe Karlie Kloss ishin pjesë e evenimentit duke përfshirë marka si Burberry, Fendi dhe Balmain.

Shpesh personazhe të këtij kalibri të cilët arrijnë kaq shumë në tregun ndërkombëtar, Shqipëria citon lajme dhe i nderon me çmime. Përmendim këtu Rita Orën, Dua Lipën, Ermal Metën etj. Nëse flasim për aktorë mund të përmendim Blerim Destanin dhe Eliza Dushkun e nëse i referohemi modeleve jo të pakta kanë qenë nderimet që media shqiptare i ka berë Emina Çunmulajt, Anxhela Martinit apo Zana Krasniqit. Lind pyetja, nëse Elton Ilirjani do te ishte një mashkull straight, apo nje modele shqiptare me bazë në Amerikë, a do të kishin shkruar mediat shqiptare krye-artikuj për të? A do të ishte nderuar ai nga kryebashkiaku me një çmim si ambasador i Shqipërisë në New York? A mos ndoshta Shqipëria mbështet sukseset ndërkombëtare vetëm të vajzave straight dhe meshkujve që nuk veshin fustan?

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA